Skip to content

Fitimi yt i përmuejshëm s’asht krejt i yti

Tingëllon vrazhdë por ama kur e kujton drejtë del që o e vërtetë. Tri destinacione të shpërndamjes së fitimit:

Të domosdoshme
Këtu hyjnë t’gjitha nevojat e vërteta jetësore për mbijetesë, kryesisht ushqimore, dmth furraxhia ka hise, n’to, pastaj utilities si rryma, uji e ngrohja, edhe krahas bashkëkohores, interneti e telefoni.

Të vullnetshme
Nji anë esenciale e arritjes së vetëpërmbushjes personale osht mundësia që ti ke me ia lehtësue barrën nji hallexhiut, me iu gjindë pranë nji t’afërmit, me dhurue në kauza në t’cillat beson e do me i përkrahë.

Të pavullnetshme
Kjo kategori osht ma e ronda, ma shumë t’djeg kur t’del parja prej dorës. Zakonisht vjen në formë të tiketave t’Prishtina Parkingut, kundërvajtje trafiku, vjedhja që ta bon banka për transaksione, edhe kontrollat dhe terapitë mjekësore të stërkomercializueme (Zoti na dhashtë shëndet 🤲🏻)

Pasi ti kesh përmbyllë shpërndamjen në këto tri axis, çkado që t’ngelet osht bonus.

Nji mendje kurreshtare mundet me u pyet tani “ok ajnshtajn, po çka hamamin po na i thue neve këto tash”?!

Po i shkruej këtu sepse kom mësue që dy prej tri destinacioneve në t’cillat shpërndahet fitimi jem ka dalë t’jëtë e mundshme me i këmbye, konkretisht proporcioni i ndamjes n’mes destinacionit dy dhe tre.

Me fjalë tjera, sa ma i kujdesshëm që jom tregue me e shtue shpërndamjen në destinacionin dy, aq ma shumë asht pakësue nevoja për shpëndamje në destinacionin tre. Sikur me kanë nji lloj vage universale që përkujdeset për me luejtë fair play karshi teje.

Nëse kjo osht e vërtetë, dhe padyshim që po, ndjej se osht nji ofertë që s’mundesh me refuzue, veçanërisht nëse ndjehesh shpirt i lirë, dhe gjanat veç vullnetshëm do me i ekzekutue. 🥰

Comments

Next

Nji sekret