Ky popull, njerëzimi n’përgjithësi, shpëtohet e mbrohet prej burrave e grave t’fortë e me karakter t’çeliktë! Këta janë t’rrallë, shumë t’rrallë, por ama qaq pak sa janë, gjithë e bojnë diferencën.
Nuk kemi me ruejtë as shpëtue bash kurrgja t’leshit me statuse t’Fejsbukit, as opinione disa orëshe në Twitter Spaces, ndërkohë që retë e zymtësisë sa vijnë e thellohen përmbi ne.
Nëse s’je i kënaqun me gjendjen tande, t’familjes a rrethit, duhesh me urgjencë t’domosdoshme me u pyet “çka osht ajo diçka që unë mundem me bo që me ndryshue këtë mutsihone?!”.
- S’je i kënaqun me punën, gjeje tjetrën!
- S’je i kënaqun sa po fiton, bon punë t’dytë!
- S’ki shkathtësitë e nevojshme, çu trajnohu!
- Po s’po din ka me ja nis, pyet e konsultohu!
Lypet sinqeritet, shumë zell, dhe pak talent. Ama pa mund e sakrificë absolutisht kurrgja nuk ndodh n’këtë jetë.
Nëse pritni që Zoti i kofshim falë me ardhë me i ndalë a ndryshue gjendjet me Dorë t’Vetë, m’vjen keq duhem me ju zhgënjye, po Ai s’funksionon n’atë mënyrë.
“Ka thonë Zoti ti mundohu pak, une t’ndihmoj shumë” thotë thanja e pellazgëve të lashtë. “Nëse ankohesh, e bon marak veç nanën” ka thonë Rexha, ai burrë i mençun.
Fuqizimi individual shpirtnor, profesional, e financiar, asht parakushti themeltar i përmirësimit kolektiv.
Çkado që na pret përpara nesh, asht rezultat i punës apo mospunës tonë. Me këtë ritëm t’rrjedhjes së gjanave, dhe shkallës së naltë t’indiferencës e sakatllëkut tonë, e ardhmja ku do ta gjejnë veten evladët tonë duket e frikshme, e trishtë.
Deri këtu do t’duhej me kanë ma të ngimë llajka e zemra, truni dritë po na qet prej thanjeve t’mençuna. Osht vakti i fundit mi grahë bythës.
E kemi borxh!